Tragjedia në Vankuver, policia kanadeze: Sulmi nuk ishte një akt terrorist

Tragjedia në Vankuver, policia kanadeze: Sulmi nuk ishte një akt terrorist

Policia në Vankuver ka njoftuar se beson se incidenti tragjik gjatë një festivali rrugor, ku humbën jetën të paktën tetë persona, nuk ishte akt terrorist.

“Tani ne jemi të bindur se ky incident nuk ishte një akt terrorist”, thuhet në deklaratën e policisë së Vankuverit të publikuar në Platformën X.

Një nga dëshmitarët okularë, Joseb Wardeh, bashkëpronar i një kamioni të ushqimit të shpejtë, tregoi për BBC News momentet dramatike që pasuan. Ai pa makinën duke hyrë me shpejtësi në turmën e njerëzve që ishin mbledhur për festivalin.

Sipas Wardeh, performanca live, që ishte ngjarja kryesore e festivalit, sapo kishte përfunduar, kur një makinë përshkoi një rrugë të ngushtë përmes kamioneve të ushqimit me shpejtësi të madhe.
“Plotësisht drejt, drejt mes turmës”, tha ai, duke vlerësuar se automjeti ecte me rreth 100 kilometra në orë.

Ai shtoi se shoferi, pas aksidentit, u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por njerëzit aty pranë arritën ta kapnin.

“Pashë vetëm trupa nën kamion ushqimor dhe burra që qanin për gratë ose fëmijët e tyre, ishte thjesht e tmerrshme”, rrëfeu Wardeh, duke shtuar se disa nga viktimat ishin klientët e tij.

MARKETING