Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut, reagon Edi Rama

Tragjedia me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, teksa një zjarr i tmerrshëm në Koçan, vrau dhe plagosi një numër të madh të rinjsh.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama në X.

MARKETING