Tragjedia me 11 vdekje në Austri, mediat e huaja publikojnë fotot e autorit

Tragjedia me 11 vdekje në Austri, mediat e huaja publikojnë fotot e autorit

Mediat austriake kanë publikuar fotot e 21-vjeçarit austriak, ​​i cili vrau 10 persona (nëntë nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz të Austrisë.

MARKETING

Në njërën, ai shfaqet i vetëm, ndërsa në një tjetër mban një mace të vogël.

Ndërkohë, autoritetet austriake po e hetojnë akoma sulmin nga 21-vjeçari, i cili jetonte me nënën e tij beqare, në Kalsdorf pranë Grazit. Babai i tij është armen.

Sipas informacioneve nga Kronen, në shënimin e vetëvrasjes të gjetur në dhomën e tij, i riu dyshohet se përshkroi se kishte dështuar në mësime dhe po kërkonte të fajësonte dikë. Mediat e huaja raportojnë se ai kishte ngleur në të njëjtën klasë disa herë.

Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bëjë”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj.

Autoritetet, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur tashmë dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës.

Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për bullizëm ndaj tij dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai pozon në foton e publikuar nga mediat.

MARKETING