Tragjedi në Sri Lanka, autobusi bie nga një shkëmb 300 metra i lartë – 15 të vdekur

Tragjedi në Sri Lanka, autobusi bie nga një shkëmb 300 metra i lartë – 15 të vdekur

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sri Lanka pasi një autobus pasagjerësh u rrëzua nga një shkëmb 300 metra i lartë.

Një zëdhënës i policisë tha se 16 persona të tjerë janë lënduar, përfshirë pesë fëmijë.

Aksidenti ndodhi në një rrugë malore pranë qytetit Wellawaya, rreth 280 km në lindje të kryeqytetit Colombo, shkruan skynews.

Zëdhënësi tha se një hetim fillestar i policisë ka zbuluar se autobusi po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur shoferi humbi kontrollin.

Ai shtoi se autobusi u përplas me një automjet tjetër, përpara se të rrëzohej nga shkëmbi.

Ekipet e shpëtimit – përfshirë ushtarë, oficerë policie dhe vullnetarë – nxorën të lënduarit gjatë gjithë natës.

Ndryshe, aksidentet vdekjeprurëse me autobusë janë të zakonshme në Sri Lanka, veçanërisht në rajonet malore të vendit ishullor, shpesh për shkak të rrugëve të ngushta, si dhe drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.

MARKETING