Tragjedi në Shkup: Punëtori 59-vjeçar ndërron jetë pas rënies nga lartësia

Tragjedi në Shkup: Punëtori 59-vjeçar ndërron jetë pas rënies nga lartësia

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Viktima është Zh.S. nga fshati German i Kriva Pallankës.

Sipas informacioneve nga policia, ai është dërguar menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili pritet të verifikojë nëse janë respektuar procedurat e sigurisë në kantierin e ndërtimit.

MARKETING