Tragjedi në Shkup: Një person humb jetën pas zjarrit në fabrikë

Tragjedi në Shkup: Një person humb jetën pas zjarrit në fabrikë

Një trup i pajetë i një personi është gjetur pas një zjarri që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në rrethin e një fabrike në territorin e komunës Gazi Babë në Shkup, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve nga policia, më 13 dhjetor 2025, rreth orës 21:29, në SPB Shkup është raportuar për një zjarr që kishte përfshirë dy magazina brenda kompleksit të fabrikës. Objektet janë në pronësi të M.R. (46), i cili i kishte dhënë me qira persona të tjerë.
Në vendngjarje ka intervenuar Njësia e Mbrojtjes Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit, e cila ka arritur ta shuajë zjarrin. Gjatë kontrollit të kryer sot, më 14 dhjetor, në njërën nga magazinat, e cila ishte në përdorim me qira nga M.A. nga Shkupi, është gjetur trupi i djegur i një personi mashkull.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se për momentin nuk është zbuluar identiteti i viktimës, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

MARKETING