Tragjedi në Llopat të Kumanovës, ndërron jetë motoçiklisti 34-vjeçar

Tragjedi në Llopat të Kumanovës, ndërron jetë motoçiklisti 34-vjeçar

Një motoçiklist nga fshati Llopat i Kumanovës doli nga rruga në autostradën Tabanoc-Kumanovë dhe vdiq në vendin e aksidentit, njoftoi sot SPB Kumanovë.

“Rreth orës 02:10 pas mesnate në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, tridhjetë e katër vjeçari V.S. nga fshati Llopat, Kumanovë, duke drejtuar një motoçikletë “Honda” me targa të Kumanovës, ka dalë nga rruga. V.S. ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore”, informoi policia.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në mjekësinë ligjore për autopsi. Ekspertizë ka kryer një ekip i policisë së Kumanovës.

MARKETING