Tornadoja në Teksas la të vdekur tre persona, lëndoi 50, shkatërroi 200 shtëpi
Një tornado e fuqishme goditi Perryton, Teksas, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe lënduar pesëdhjetë.
Departamenti lokal i zjarrfikësve thotë se tornado ndoshta shkatërroi rreth 200 shtëpi.
Shefi i Zjarrfikësve të Perryton, Paul Dutcher, tha për CNN se shumica e personave të zhdukur janë gjetur dhe se vetëm një person ende është në kërkim.
Nga tre viktima, dy vdiqën në qendër të qytetit dhe personi i tretë në një parking për kamionë në verilindje të vendit, tha Dutcher.
Xcel Energy deklaroi se Perryton është pa energji, ndërsa shteti i Teksasit dhe zonat përreth po dërgojnë ndihma.
Rreth 8 000 njerëz jetojnë në Perryton. Qyteti ndodhet në veri të Teksasit pranë kufirit me Oklahoman.
Perryton, #Texas #TORNADO Damage – Drone video. #TXwx pic.twitter.com/KlOW6ZbqP2
— Chicago & Midwest Storm Chasers (@ChicagoMWeather) June 16, 2023