Tornado dëmton mbi 100 shtëpi në Teksasin juglindor
Më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar pasi një tornado goditi zonën e Houstonit në Teksasin juglindor, transmeton Anadolu.
Zyrtarët thanë se banorët në lagjet Memorial Northwest po përjetonin një aromë të rëndë të gazit natyror në disa zona.
“Ka raportime për struktura të dëmtuara, pemë të rrëzuara dhe tuba gazi të këputura në pjesë të qarkut Harris Northwest”, tha sherifi i qarkut Harris, Ed Gonzalez.
Stuhia la rreth 28 mijë njerëz pa energji elektrike në zonën e Houstonit, megjithëse më shumë se 24 mijë klientëve u është kthyer shërbimi që atëherë.
Nuk është raportuar për vdekje ose lëndime serioze.

