Tomevski: Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet

Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për AIM-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski.
MARKETING
Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre.
“Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, deklaroi Tomevski.
Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin e barit të thatë dhe materialeve të mbeturinave.
Pas zjarrit, pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, si masë parandaluese janë shkyçur nënstacionet “Shkup 4 – Aerodrom” dhe “Shkup 4 – Lindje”.