“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

“TikTok” do të rifillojë shërbimet për përdoruesit e tij në SHBA.

Rreth 12 orë pasi u mbyll për herë të parë, përdoruesit amerikanë kanë filluar të rifitojnë aksesin në TikTok.
Në një deklaratë, TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet në internet, pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dha garancitë e nevojshme për ofruesit e shërbimeve të kompanisë.

TikTok falënderoi presidentin e zgjedhur për dhënien e qartësisë dhe sigurisë së nevojshme” dhe tha se ata do të punonin me Trump “për një zgjidhje afatgjatë që mban TikTok në Shtetet e Bashkuara”.

MARKETING