Terroristi krishter vrasës i 77 njerëzve, në kërkim të të drejtave njerëzore!

Terroristi krishter vrasës i 77 njerëzve, në kërkim të të drejtave njerëzore!

Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në Norvegji në vitin 2011, do t’i kërkojë gjykatës të hënën t’i japë fund izolimit të tij, duke pretenduar se shkel të drejtat e tij njerëzore.

Breivik, i cili dërgoi kopje të manifestit të tij përpara fushatës së përgjakshme, po padit shtetin në një përpjekje për të hequr kufizimet në komunikimin e tij me botën e jashtme.

Në vitin 2011, ky norvegjez vrau fillimisht tetë njerëz me një makinë bombë dhe më pas vrau 69 vizitorë në një tubim të rinjsh në ishullin Utoya.

Rasti i tij është një rast provë për një vend që është ende i plagosur nga akti i tij, dhe në të njëjtën kohë krenohet me një sistem drejtësie që thekson rehabilitimin e të burgosurve.

Breivik ndodhet në një pjesë të burgut të sigurisë së lartë Ringerika, që ndodhet rreth 70 kilometra në veriperëndim të Oslos, në liqenin ku ai kreu masakrën. Është burgu i tretë në të cilin po qëndron.

Ai ka në dispozicion një dhomë ushtrimesh, një kuzhinë, një dhomë ndenjeje dhe një banjë, tregojnë fotot nga agjencia e lajmeve NTB. Me të janë tre zogj të vegjël që fluturojnë lirshëm në hapësirë.

Por “ai varet nga antidepresivi Prozac për ta kaluar një ditë burg”, tha avokati i tij Oeystein Storrvik.

Një kërcënim sigurie

Avokatët që përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë argumentojnë se Breivik duhet të qëndrojë në izolim sepse ai mbetet një kërcënim për sigurinë.

Izolimi i tij quhet “i afërm” sepse ai komunikon me roje, një prift, punonjës shëndetësorë dhe deri vonë me një vullnetar të cilin nuk dëshiron ta shohë më. Përveç kësaj, Breivik shoqërohet me dy të burgosur për një orë çdo javë.

Kontrolli mbi kontaktet e tij justifikohet me rrezikun e ndikimit të të tjerëve për të kryer krime gjithashtu.

Ai vuan 21 vite burg

“Kjo vlen veçanërisht për kontaktet me qarqet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë njerëzit që donin të lidheshin me të pas aktit terrorist të 22 korrikut 2011”, shkruan avokatët.

Breivik u citua si frymëzim nga Brenton Tarrant, i cili në vitin 2019 vrau 51 njerëz në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.

Breivik po vuan 21 vjet burg, më i gjati që mund të vendosë një gjykatë norvegjeze, por mund të zgjatet nëse ai konsiderohet se vazhdon të përbëjë një rrezik për shoqërinë. /tesheshi/

MARKETING