Tërmeti në Mianmar: Mbi 1500 shtëpi të rrafshuara, energjia e lëshuar e barabartë me 334 bomba atomike

Tërmeti në Mianmar: Mbi 1500 shtëpi të rrafshuara, energjia e lëshuar e barabartë me 334 bomba atomike

Dymbëdhjetë fëmijë parashkollorë dhe një mësues u vranë pasi një ndërtesë shkolle u shemb në rajonin Mandalay.

Ekipet e shpëtimit bënë të ditur se 13 trupat u gjetën mëngjesin e sotëm në rrënojat e kopshtit, ndërsa informacionet bëjnë me dije se në pallat ka edhe të tjerë të bllokuar, pasi gjasat për të mbijetuar janë në rënie.
“Numri i përafërt i njerëzve në shkollë është 50, por ne kemi vetëm një listë të numrit të njerëzve që janë evakuuar.” “Ne kemi nxjerrë vetëm 13 trupa”, tha një anëtar i ekipit të shpëtimit.
Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1007, sipas këshillit ushtarak të vendit, ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 2389, me 30 të zhdukur.

Junta ushtarake njoftoi gjithashtu se 1591 shtëpi janë dëmtuar në rajonin Mandalay, që është epiqendra e tërmetit.

Gjeologu Jess Phoenix në një deklaratë për për CNN ths se tërmeti lëshoi ​​energji të barabartë me mbi 300 shpërthime bomba atomike është mbresëlënëse.

“Forca e lëshuar nga një tërmet si ky është e barabartë me rreth 334 bomba atomike,” tha Jess Phoenix, duke paralajmëruar se pasgoditjet ka të ngjarë të vazhdojnë të godasin rajonin.

Aeroporti kryesor në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyidaw, është mbyllur, ndërsa tërmeti shkaktoi shembjen e kullës së kontrollit të trafikut ajror, me pasojë vdekjen e të paktën gjashtë personave.

Sipas agjencisë së pavarur Myanmar Now, ka pasur raporte për dëmtime të mëdha në pajisjet e aviacionit.

Publikimi raportoi se një kontrollor i trafikut ajror, tre asistente femra, djali i njërit prej ndihmësve dhe një oficer i inteligjencës ushtarake u konfirmuan të vdekur pas shembjes së kullës. Në të njëjtën kohë, një oficer i aviacionit tha se sistemet e radarëve në aeroportet Naypyitaw dhe Mandalay nuk ishin më funksionale.

MARKETING