Tërmeti në Kunar të Afganistanit privon mbi 157 mijë nxënës nga arsimi

Tërmeti në Kunar të Afganistanit privon mbi 157 mijë nxënës nga arsimi

Tërmeti në provincën Kunar, provinca më e prekur nga tërmeti me magnitudë 6 ballë që goditi Afganistanin lindor, ka privuar nga arsimi 157.074 nxënës dhe ka dëmtuar 306 shkolla, transmeton Anadolu.

Mohibullah Haidari, drejtori i Arsimit për Provincën Kunar, në një deklaratë për kanalin Tolo News theksoi se 391 nxënës dhe 3 mësues vdiqën në Kunar për shkak të tërmetit, ndërsa 760 nxënës dhe 20 mësues u plagosën.

Haidari vuri në dukje se 157.074 nxënës janë privuar nga arsimi në të gjithë provincën Kunar.

Edhe në një deklaratë të bërë nga Drejtoria e Arsimit e Kunarit u theksua gjithashtu se 53 shkolla u shkatërruan plotësisht dhe 253 janë dëmtuan pjesërisht.

Pavarësisht pse viti akademik filloi më 6 shtator në Kunar, mijëra nxënës në zonat e prekura nuk mundën të vazhdonin mësimet.

Provinca Kunar ishte më e prekura nga tërmeti me magnitudë 6 ballë që ndodhi të dielën në mbrëmje, më 31 gusht, në lindje të vendit, në kufirin me Pakistanin, ku si pasojë humbën jetën 2.205 persona dhe 3.640 të tjerë u plagosën.

MARKETING