Tërmeti i lehtë godet Kosovën, epiqendra afër Mitrovicës

Një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter ka goditur sot Kosovën, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
MARKETING
Sipas njoftimit, tërmeti ndodhi në orën 14:24, me epiqendër në koordinatat 43.060° gjerësi veriore dhe 20.693° gjatësi lindore.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 4 kilometrash, duke e bërë atë të ndjeshëm në sipërfaqe.
Epiqendra ishte rreth 24 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të lehta.