Tërmetet në Santorini, Mitsotakis viziton ishullin
Në Santorini është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas lëkundjeve të shumta sizmike që kanë pushtuar zonën si dhe 3 ishujt e tjerë përreth.
Lëkundjet më e fortë e ditës së sotme ishte ajo me magnitudë 4.8 që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit si dhe shkaktoi rrëshqitje gurësh
Sakaq, gjatë një takimi me organet vendore kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar mundësinë e një financimi fillestar prej 3 mln euro, në mënyrë që të ndërtohet një portë shpëtimi në pjesën jugore të ishullit, si një ndihmesë në rast të çdo skenari.
“Jam këtu për të thënë absolutisht se shteti është afër jush. Një shtet serioz duhet të përgatitet për skenarin më të keq me shpresën se më e mira do të vijë. Santorini është një destinacion ikonik dhe është detyra jonë të mbrojmë reputacionin e tij. Duhet një bilanc, për të qenë prezent dhe për të mos pasur skenarë fatkeqësish.Një financim fillestar prej 3 milione euro – do të kalojw përmes Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare për të ecur më shpejt – në mënyrë që të ndërtohet një portë shpëtimi në pjesën jugore të ishullit për të na mbuluar në çdo skenar”, u shpreh Mitsotakis.
Pavarësisht se ka shkaktuar dëme minimale, aktiviteti i tërmetit ka sjellë largim të mijëra banorëve, turistëve dhe punëtorëve sezonalë, të cilët kane braktisur ishullin. Ekspertët thonë se këto lëkundje nuk kanë lidhje me aktivitetin vullkanik në detin Egje, por ende nuk janë në gjendje të thonë nëse kjo situatë e krijuar mund të çojë në një tërmet më të fuqishëm.