Tërmet në Vlorë

Tërmet në Vlorë

jë lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe. Gjithashtu raportohet se lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

MARKETING