Tërmet me magnitudë 6.6 në Indonezi

Tërmet me magnitudë 6.6 në Indonezi

Një tërmet i fortë tronditi ishullin Java, në Indonezi, mesditën e së premtes, ku Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare e vlerësoi magnitudën e tij në 6.6 gradë të shkallës Rihter.

Lëkundjet raportohet se kanë qenë të përqendruara në zonën detare disa kilometra në veri të ishullit ku ndodhet kryeqyteti i vendit, Xhakarta.

Mediat lokale raportuan për një tërmet me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, duke cituar Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Thellësia fokale e tërmetit ishte veçanërisht e madhe, me USGS që e vlerësoi atë në 594 kilometra.

MARKETING