Tërmet me magnitudë 4,9 ballë godet provincën Balıkesir në Turqinë perëndimore

Tërmet me magnitudë 4,9 ballë godet provincën Balıkesir në Turqinë perëndimore

Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë goditi rrethin Sındırgı të provincës perëndimore turke Balıkesir në orën 12:35 me kohën lokale sot, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë (AFAD), transmeton Anadolu.

AFAD-i njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Sındırgı​​​​​​​ dhe ndodhi në një thellësi prej 7,7 kilometrash.

Tërmeti u ndie edhe në provincat përreth, si dhe në Izmir.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme.

MARKETING