Tërmet me magnitudë 2.4 ballë është ndjerë në Strumicë dhe rrethinë

Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është ndjerë sot në ora 15:34 në Strumicë dhe rrethinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), raporton SHENJA.
Tërmeti koshte intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
“Në ora 15:34 është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit e ka origjinën në zonën epiqendrore të Strumicës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë Rihter prej 2.4”, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.
Edhe më herë gjatë ditës është ndjerë tërmet me magnitudë 2.8 në Strumicë dhe rrethinë.