Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Blinken: Uria nuk mund të shndërrohet në armë

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Blinken: Uria nuk mund të shndërrohet në armë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave.

Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”, shkruan REL.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

MARKETING