Temperatura e lartë “nuk la asnjë mundësi” për të shpëtuar pasagjerët e aeroplanit të rrëzuar indian

Temperatura e lartë “nuk la asnjë mundësi” për të shpëtuar pasagjerët e aeroplanit të rrëzuar indian

Ministri indian i Punëve të Brendshme, Amit Shah, ka deklaruar se temperatura e lartë për shkak të djegies së karburantit në aeroplanin e Air India që u rrëzua në Indinë perëndimore “nuk la asnjë mundësi” për të shpëtuar pasagjerët, megjithatë ai konfirmoi se një person në bordin e fluturimit 171 mbijetoi, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke folur për mediat pasi vizitoi vendin e aksidentit në qytetin Ahmedabadit dhe u takua edhe me të mbijetuarin e vetëm në spital, ministri Shah tha se të gjitha departamentet e qeverisë qendrore dhe shtetërore po kryenin operacionet e shpëtimit dhe se kombi është “në zi” për incidentin.

“Avioni mbante pothuajse 125 mijë litra karburant dhe për shkak të temperaturës së lartë nuk kishte asnjë mundësi për ta shpëtuar askënd”, tha Shah.

Fluturimi i Air India me destinacion Mbretërinë e Bashkuar mbante 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë dy pilotë. Deri më tani, sipas zyrtarëve të policisë, janë gjetur 204 trupa.

Aeroplani ra mbi një konvikt të kolegjit mjekësor dhe disa studentë dhe banorë të asaj zone gjithashtu humbën jetën dhe disa u plagosën.

Shah tha se u takua me të mbijetuarin, duke shtuar se numri përfundimtar i të vdekurve do të shpallet pas verifikimit të ADN-së së viktimave.

Sipas linjës ajrore, 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.

MARKETING