Telefonatë Erdoğan-Zelensky: Turqia e gatshme të mbështesë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në çdo fazë

Telefonatë Erdoğan-Zelensky: Turqia e gatshme të mbështesë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në çdo fazë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shprehu gatishmërinë e Turqisë për të dhënë mbështetjen e nevojshme në çdo fazë të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një telefonatë, presidenti Erdogan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, tha Presidenca e Turqisë në X.

“Gjatë telefonatës, presidenti Erdogan theksoi rëndësinë e vullnetit për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme në çdo fazë të procesit”, shtoi ajo.

Erdoğan ka thënë se Ankaraja do të ishte e kënaqur të priste delegacionet ruse dhe ukrainase në Turqi për negociata paqeje.

Duke theksuar se një armëpushim gjithëpërfshirës do të krijonte kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave të paqes, Erdoğan u ka bërë thirrje palëve ndërluftuese të mos e humbasin “dritaren e mundësisë”.

Ndërkaq, Zelenskyy ka shprehur mirënjohje ndaj Erdoğanit për “mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të lehtësuar diplomacinë në nivelin më të lartë”, duke vënë në dukje se takimi në Turqi mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës.

“Është gjithashtu thelbësore që partnerët tanë të sigurojnë monitorimin e armëpushimit”, ka thënë ai, duke përsëritur gatishmërinë e Kievit për negociata të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë dhe presidenti Erdogan ramë dakord të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar paqen”, ka përfunduar Zelenskyy.

MARKETING