Telefonatë Erdoğan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Telefonatë Erdoğan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në jug të Sirisë përbëjnë kërcënim për gjithë rajonin, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, dy udhëheqësit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në X.

Erdoğan ka thënë se Turqia synon të sigurojë stabilitetin dhe sigurinë në Siri dhe të mbështesë rimëkëmbjen e vendit, duke theksuar se është e rëndësishme që Izraeli të mos shkelë sovranitetin e Sirisë.

Duke theksuar rëndësinë e fillimit të raundit të tretë të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të presë bisedimet e paqes në Stamboll sapo palët të bien dakord për datat.

MARKETING