Tel Aviv, poster me thirrje për “normalizim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe”

Pas armëpushimit me Iranin, në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv u shfaq një poster që kërkon “normalizim me vendet arabe”, raporton Anadolu.
MARKETING
Pas sulmeve të ndërsjella 12-ditore me Iranin, mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje normalizimi me Arabinë Saudite filloi të përmendet më shpesh në Izrael.
Një poster i madh që tregon udhëheqësit e Arabisë Saudite, Sirisë, Omanit dhe Libanit, vende të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, krah për krah me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu u vendos në një tabelë reklamash në një pjesë qendrore të Tel Avivit.
Në posterin e publikuar nga “Koalicioni Rajonal i Sigurisë”, organizatë e themeluar vit më parë, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, presidenti sirian, Ahmed Shara, Sulltani i Omanit, Heythem bin Tariq dhe presidenti libanez, Joseph Avn shihen krah për krah me Trumpin dhe Netanyahun.
Në poster përveç udhëheqësit të Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Marokut, të cilët nënshkruan “Marrëveshjet e Abrahamit” bënte pjesë edhe presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.
Në poster shkruhej: “Një shans i ri për një Lindje të Mesme të re”.
– Deklaratë nga SHBA-ja mbi Marrëveshjet e Abrahamit
Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se së shpejti do të bëjnë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me vendet që janë palë në “Marrëveshjet e Abrahamit”.
“Ne presim normalizim në shumë vende”, tha Witkoff.
Me “Marrëveshjet e Abrahamit”, Izraeli vendosi fillimisht marrëdhënie diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin ndërsa më vonë me Sudanin dhe Marokun.