Teknologjia e vaksinës kundër Covid do të revolucionarizojë luftën kundër kancerit

Teknologjia e vaksinës kundër Covid do të revolucionarizojë luftën kundër kancerit

Përgjigja imune e shkaktuar nga vaksinat mRNA si ato nga Pfizer dhe Moderna mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet tek pacientët me kancer që i nënshtrohen imunoterapisë, tregon një studim i ri i botuar në revistën Nature.
Studimi, i kryer në Shtetet e Bashkuara, ndoqi mbi 1,000 pacientë me kancer të avancuar të mushkërive ose lëkurës. Pacientët që morën një vaksinë mRNA për COVID-19 brenda 100 ditëve nga fillimi i imunoterapisë patën rezultate dukshëm më të mira krahasuar me ata që nuk e morën atë.

Për shembull, shkalla e mbijetesës tre-vjeçare për pacientët me kancer të mushkërive që ishin vaksinuar ishte 55.7% , krahasuar me 30.8% për ata që nuk ishin vaksinuar.

Sipas studiuesve, vaksina shkaktoi një përgjigje të përgjithshme imunitare të përforcuar, sikur trupi po luftonte një virus, gjë që rriti efektin e imunoterapisë.

Dr. Elias Sayur, një onkolog pediatrik dhe bashkautor i studimit, thotë: “Implikimet janë të pabesueshme – kjo mund të revolucionarizojë kujdesin onkologjik.”

Një revolucion i mundshëm në trajtimin e kancerit
Përveç këtij studimi, shkencëtarët po zhvillojnë në mënyrë aktive vaksina të personalizuara të mRNA-së që synojnë tumore specifike ose mutacione të zakonshme në qelizat kancerogjene. Këto vaksina kanë potencialin të bëhen trajtime universale dhe lehtësisht të disponueshme për lloje të shumta të kancerit.

Kujdes dhe skepticizëm
Ekspertët e pavarur paralajmërojnë se këto rezultate duhet të konfirmohen përmes provave klinike të rastësishme. Është e mundur që pacientët që janë vaksinuar të kenë qenë tashmë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë që gjetjet e reja do të çojnë në zhvillimin e vaksinave të bazuara në mRNA që mund të përdoren si pjesë e terapisë standarde të kancerit.

MARKETING