Të paktën katër të vdekur dhe një i lënduar në një aksident me teleferik në jug të Italisë

Një teleferik që transportonte turistë në jug të Napolit është përplasur pasi kablloja u këput, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke lënduar një, thanë zyrtarët.
Autoritetet italiane kanë thënë se po i përgjigjen aksidentit në Monte Faito në qytetin Castellammare di Stabia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Operacionet e shpëtimit në një lartësi prej rreth 1200 metrash janë komplikuar nga moti i keq dhe mjegulla, të cilat po pengojnë komunikimet.
Aksidenti i teleferikut ndodhi vetëm një javë pasi destinacioni u rihap për këtë sezon.
Teleferiku është i njohur për pamjet e tij të malit Vezuv dhe Gjirit të Napolit.
Zyra e prokurorit publik Torre Annunziata thotë se do të hapë një hetim për incidentin sapo të përfundojnë operacionet emergjente.