Të paktën dhjetë të vdekur shkaku stuhive të forta që kanë goditur SHBA-të

Të paktën dhjetë të vdekur shkaku stuhive të forta që kanë goditur SHBA-të

Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur pasi stuhitë e forta kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tre persona në Alabama, dy në Tennessee dhe një në Mississippi vdiqën si pasojë e shkuljes së pemëve, të cilat goditën të ndjerit.

Një burrë nga Arkansas u mbyt pasi u mundua të kalonte me veturë nëpër ujërat që kishin përmbytur rrugët, raporton nypost.

Tre të tjerë vdiqën në Kentucky, në tre qarqe të ndryshme, ndërsa stuhitë po vazhdojnë të shkaktojnë dëme nëpër shtet.

Më shumë se një milion shtëpi në Kentucky, Tennessee dhe Michigan raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur Louiseville pasi që Shërbimi Kombëtar i Motit e cilësoi stuhinë “të fuqishme dhe historike”. Erërat raportohet se kanë arritur shpejtësinë maksimale prej 130 km/h.

MARKETING