Të paktën 8 civilë, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 8 civilë, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite vrau tetë palestinezë dhe plagosi shumë të tjerë në Rripin e Gazës të mërkurën në mëngjes, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Wafa”, pesë persona u vranë në sulmet me dronë izraelitë në një tendë që strehonte palestinezë të zhvendosur në rrugën Al-Nasr në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Dronët izraelitë goditën një tendë tjetër në afërsi të Spitalit Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës, duke rezultuar në vdekjen e një civili dhe disa të plagosur.

Një person humbi jetën dhe të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një apartament banimi në kampin e refugjatëve Bureij në qendër të Rripit të Gazës.

Një fëmijë palestinez u vra dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me dron izraelit ndaj një tendë në Deir al-Balah.

Izraeli ka vrarë më shumë se 64.600 palestinezë në ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka shtyrë popullsinë e territorit drejt urisë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.

MARKETING