Të paktën 18 të vde’kur dhe 92 të plag’osur nga sulmi izraelit në Bejrut

Të paktën 18 të vde’kur dhe 92 të plag’osur nga sulmi izraelit në Bejrut

Të paktën 18 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qendër të kryeqytetit Bejrut, si dhe mbi 92 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu.

Pas dy shpërthimeve të fuqishme në qendër të Bejrutit, tymi filloi të ngrihej mbi ndërtesat në zonë.

Pas sulmit, shumë ambulanca dhe zjarrfikëse janë dërguar në zonë.

Sipas dëshmitarëve okularë në rajon, ndërtesa që ishte objektivi i sulmit u shkatërrua, si dhe dëmtuan shtëpitë dhe automjetet përreth.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se të paktën 18 persona u vranë dhe 92 të tjerë u plagosën në sulmin e kryer në qendër të Bejrutit.

Sipas të dhënave të ministrisë libaneze, që nga 8 tetori i vitit 2023 janë vrarë të paktën 2.141 njerëz, mes të cilëve 104 fëmijë dhe 194 gra.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Hezbollahu i përgjigjet Izraelit me raketa, por deri më tani asnjë dëm i madh nuk është raportuar në këto sulme, të cilat kryesisht vënë në shënjestër bazat ushtarake në anën izraelite.

MARKETING