Të paktën 17 të vdekur në një sulm ajror në Mjanmar

Të paktën 17 të vdekur në një sulm ajror në Mjanmar

Sulmet ajrore të ushtrisë së Mjanmarit në një fshat nën kontrollin e rezistencës pro-demokratike në veriperëndim të vendit kanë lënë të vdekur të paktën 17 civilë, përfshirë nëntë fëmijë, thanë banorët vendas dhe një grup për të drejtat e njeriut, raporton agjencia “AP”.

Sulmet e mëngjesit në fshatin Kanan në rajonin Sagaing, në jug të kufirit indian, gjithashtu plagosën rreth 20 njerëz. Një banor vendas që ndihmoi ka treguar se një avion luftarak hodhi tri bomba. Viktimat ndodheshin në ndërtesa pranë shkollës së fshatit.

MARKETING