Të paktën 15 të vra’rë në sul’min ajror izra’elit në Damask

Të paktën 15 të vra’rë në sul’min ajror izra’elit në Damask

Të paktën 15 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin sirian Damask sot, tha media lokale, transmeton Anadolu.

Gra dhe fëmijë ishin mes viktimave në sulmin që kishte në shënjestër ndërtesa banimi në lagjet Al-Mazzeh dhe Qudssaya në Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

SANA tha se avionët luftarakë izraelitë e kryen sulmin nga drejtimi i Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Agjencia e lajmeve tha se mbrojtja ajrore siriane ka interceptuar gjithashtu një “predhë armiqësore” në Homs në Sirinë qendrore.

Ajo nuk specifikoi nëse Izraeli qëndron pas incidentit.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, konfirmoi se avionët e saj luftarakë goditën ato që i quajti objekte infrastrukturore dhe qendra komanduese që i përkasin grupit Xhihadi Islamik Palestinez në Siri.

Në një deklaratë, ushtria pretendoi se sulmi shkaktoi “dëme të konsiderueshme në qendrën komanduese të grupit dhe te operativët e tij”.

Nuk ka pasur asnjë koment nga grupi Xhihadi Islamik mbi deklaratën izraelite.

Më 5 nëntor, ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë kishin shënjestruar depot e armëve të Hezbollahut në qytetin Al-Qusayr në Sirinë perëndimore.

Izraeli, i cili rrallë komenton për operacionet ushtarake, ka kryer sulme ajrore në Siri që nga viti 2011, duke u fokusuar në forcat iraniane dhe siriane dhe objektivat e Hezbollahut.

Sulmet e fundit ajrore nënvizojnë tensionet e vazhdueshme rajonale në mes të ofensivave ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban.

 

MARKETING