Të paktën 14 të vdekur nga trazira në një burg në Meksikë

Të paktën 14 të vdekur nga trazira në një burg në Meksikë

Të paktën 14 persona, prej të cilëve dhjetë gardianë, janë vrarë në një trazirë dhe përleshje që ka shpërthyer në një burg në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas medias meksikane, trazira ka shpërthyer në Qendrën Shtetërore të Riintegrimit Social pranë Burgut të Juarez-it, në shtetin Chihuahua.

Kryebashkiaku i qytetit Juarez, Cruz Perez Cuellar, tha në një deklaratë për mediumet se 14 persona, duke përfshirë gardianë dhe të burgosur, janë vrarë gjatë trazirës.

Mendohet që trazira fatale është shkaktuar nga një tentativë e të burgosurve për t’u arratisur.

Prokuroria e Chihuahua-s deklaroi se situata në burg është nën kontroll dhe në lidhje me incidentin janë arrestuar pesë persona.

MARKETING