Të paktën 12 palestinezë u vra’në në sul’met izra’elite në Ga’za
Të paktën 12 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ku prej 14 muajsh vazhdon sulmet e saj, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga një burim në fushën e shëndetësisë, ushtria izraelite shënjestroi sërish shkollën “Al-Tabiin” në qytetin e Gazës, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur, pasi shkaktoi vdekjen e të paktën 100 palestinezëve në një sulm të mëparshëm.
Në sulm humbën jetën 8 persona, mes të cilëve 3 fëmijë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Dëshmitarët okularë që dhanë informacione për Anadolu thanë se shumë njerëz u vranë, u plagosën dhe humbën nën rrënoja në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në shkollën “Al-Tabiin”.
Një person humbi jetën në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në një shtëpi në lagjen Shujaiyye në lindje të qytetit të Gazës. Si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite në hyrje të spitalit “Kamal Adwan” në Beit Lahiya, në veri të Gazës, 3 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Dëshmitarët okularë thanë se avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të dhunshme rreth qytetit të Beit Lahiye dhe spitalit “Kamal Adwan” dhe shënjestruan një ndërtesë në zonë.