Të paktën 11 persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë një grua shtatzënë

Të paktën 11 persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë një grua shtatzënë

Të paktën 11 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe një fëmijë, u vranë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, thanë burime mjekësore, raporton Anadolu.

Sipas burimeve shëndetësore, një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit në kampin e refugjatëve Shati në qytetin e Gazës.

Që nga mëngjesi i së martës, ushtria izraelite ka bombarduar kampin e refugjatëve, ndërsa ka kryer edhe sulme ajrore në lagjen jugore Al-Sabra.

Sipas një korrespondenti të Anadolus, mjetet ushtarake izraelite u tërhoqën nga rruga Al-Jala pasi kishin vendosur trupa mbrëmjen e së hënës në një nyje kyç që lidh veriut me jugun e qytetit, një rrugë e përdorur nga civilët dhe ekipet mjekësore.

Një grua palestineze dhe gjashtë djemtë e saj u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite goditi gjithashtu një tjetër shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke plagosur disa civilë.

Një shtëpi e një familjeje palestineze u godit nga artiIeria izraelite në kampin e refugjatëve Bureij. Nuk kishte ende informacion për viktima nga ky sulm.

Në jug të Rripit të Gazës, një person, bashkëshortja e tij shtatzënë dhe fëmija i tyre u vranë kur ushtria izraelite bombardoi një tendë që strehonte civilë të zhvendosur në zonën Al-Mawasi në Khan Younis.

MARKETING