Të paktën 10 të vdekur në Indinë qendrore pas konsumimit të ujit të ndotur

Të paktën 10 të vdekur në Indinë qendrore pas konsumimit të ujit të ndotur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një epidemie diarresh të shkaktuar nga uji i ndotur në Indore, kryeqytetin tregtar të shtetit indian Madhya Pradesh në Indinë qendrore, njoftoi të premten kryetari i bashkisë, Pushyamitra Bhargava, transmeton Anadolu.

Sipas banorëve, 14 persona, përfshirë edhe një foshnjë, kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të diarresë, raporton “Press Trust of India”. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar këtë shifër më të lartë.

Shefi i Shërbimit Mjekësor dhe Shëndetësor, Dr. Madhav Prasad Hasani, tha të enjten se analizat laboratorike treguan se uji i pijshëm i zonës ishte ndotur për shkak të një rrjedhjeje në tubacion.

Sipas zyrtarëve, rrjedhja u zbulua në një tubacion kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm, në një vend ku ishte ndërtuar një tualet, duke çuar në ndotjen e ujit.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, mbi 1.400 persona në zonën Bhagirathpura kanë vuajtur nga të vjella dhe diarre.

Deri të enjten në mbrëmje, një zyrtar i departamentit të shëndetësisë tha se 272 pacientë ishin shtruar në spital.

Nga 201 pacientët që vijojnë të jenë të shtruar, 32 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Indore është shpallur qyteti më i pastër i Indisë për tetë vite radhazi, përfshirë vitin 2025, sipas NDTV.

MARKETING