Të paktën 1 i mbijetuar midis 242 personave në bordin e avionit të rrëzuar të Air India

Të paktën 1 i mbijetuar midis 242 personave në bordin e avionit të rrëzuar të Air India

Të paktën një pasagjer ka mbijetuar në fluturimin e kompanisë Air India me destinacion Londrën që u rrëzua me 242 persona në bord në Indinë perëndimore, transmeton Anadolu.

MARKETING

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘India Today’, fluturimi AI171 u përplas në një konvikt të kolegjit mjekësor, menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në qytetin Ahmedabad, në shtetin Gujarat. Ai ishte drejtuar për në Aeroportin Gatwick në kryeqytetin britanik.

I mbijetuari u gjet në sediljen 11A, ndërkohë autoritetet raportuan se 204 trupa janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit.

Një nga pasagjerët e vdekur në bord u konfirmua të ishte Vijay Rupani, ish-kryeministër i shtetit Gujari ku u rrëzua avioni.

Sipas zyrtarëve, të paktën pesë studentë gjithashtu u vranë dhe disa u plagosën kur avioni u përplas në ndërtesën e konviktit.

Zyrtarët lokal konfirmuan se të paktën 50 persona u plagosën në afërsi të vendit të rrëzimit.

Dëshmitarët thanë se derisa disa njerëz ishin brenda konviktit gjatë rrëzimit, dhomat e stafit ishin kryesisht bosh, me shumicën e njerëzve jashtë për drekë.

Njerëzit në tokë të plagosur nga rrëzimi, përfshirë gra dhe fëmijë, u dërguan në spitale.

Tata, kompania zotëruese e Air India, tha se do të ofrojë një ‘crore’ rupi indian (116,863 dollarë) për “familjet e çdo personi që ka humbur jetën në këtë tragjedi” dhe gjithashtu do të mbulojë shpenzimet mjekësore të të plagosurve. Kompania premtoi edhe mbështetje në riparimin e hotelit.

Aeroplani tha se 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë portugez dhe një kanadez, përveç dy pilotëve dhe dhjetë anëtarëve të ekuipazhit të kabinës.

MARKETING