Svelça për qasjen e Ramës ndaj Kosovës: E vështirë është për ta kuptuar!
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, duke komentuar rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se është vështirë të kuptohet dhe se shumë prej kërkesave të kryeministrit të Shqipërisë janë të papranueshme për ne.
“Tani unë nuk po futem tek motivet apo tek roli i tij në përgjithësi, por lirisht mund të themi që kërkesa që veriu të menaxhohet nga KFORI është absolutisht e papranueshme dhe e panevojshme”, ka deklaruar ministri Svelça në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se Ballkani i Hapur ka qenë një iniciativë që ka dëmtuar Kosovën. /SHENJA/