Suns dhe Lakers pësojnë humbje para tifozëve të tyre
Në ditën e parë të vitit të ri janë zhvilluar ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Phoenix Suns u mposhtën para adhuruesve të tyre nga Memphis Grizzlies me rezultat 117:112.
Jackson udhëhoqi Grizzlies drejt fitores me 38 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Bane shtoi 31 me shtatë asistime dhe pesë kërcime.
Kennard e përfundoi ndeshjen me 17 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Wells gjithashtu shënoi dyshifrorë me 11 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Për Suns, më të mirët ishin Durant me 29 pikë, dhjetë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Jones me 21 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.
Booker e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, nëntë asistime dhe katër kërcime, ndërsa Morris dhe Plumlee ishin gjithashtu dyshifrorë me nga 12 pikë.
Cleveland vazhdoi me ndeshjet më të mira të këtij sezoni dhe shënoi fitoren e 29-të dhe atë në shtëpinë e Los Angeles Lakers me rezultat 122:110.
Qendra Jarrent Allen i udhëhoqi ata drejt fitores me 27 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Mitchell shtoi 26 me katër kërcime dhe asistime. Mobley e përfundoi ndeshjen me 20 pikë dhe gjashtë kërcime.
Reaves ishte më i miri për Lakers me 35 pikë, dhjetë asistime dhe nëntë kërcime, ndërsa Davis shtoi 28 me 13 kërcime dhe katër asistime, derisa LeBron James ishte gjithashtu dyshifror me 23 pikë, shtatë asistime dhe katër kërcime.