Sulmi terro’rist, sot zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit

Sulmi terro’rist, sot zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit

Sot zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e “Ibër Lepencit”, pas sulmit terrorist që ka ndodhur në kanal.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, i cili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që kanali të rregullohet.
“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e “Ibër Lepencit”, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të rregullohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.

MARKETING