Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në kanalin e tij Telegram mbi sulmin rus mbi Ukrainë, ditën e sotme.

MARKETING

Sipas tij, mbi 400 dronë dhe më shumë se 40 raketa u lëshuan kundër Ukrainës.

“Shumë u rrëzuan – por jo të gjitha. Dhe, për fat të keq, jo të gjithë në botë i dënojnë sulme të tilla.  Dhe pikërisht këtë po përdor Putini. Ai po blen kohë për të vazhduar luftën”, tha  Zelensky.

Sipas tij, sot, operacionet e shpëtimit dhe të emergjencës vazhduan gjatë gjithë ditës në disa rajone dhe qytete të vendit tonë: Ternopil, Lutsk, Kiev dhe rajonin e tij, si dhe në rajonet Poltava, Khmelnytskyi, Lviv, Chernihiv, Odesa dhe Sumy”, shpjegoi Zelensky.

 

 

“Në total, shtoi ai, “80 persona u plagosën. Fatkeqësisht, ka viktima.  -Për momentin, katër persona janë konfirmuar të vdekur – në Kiev dhe Lutsk. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. Mund të ketë ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.”

Ky ishte një sulm cinik nga Rusia ndaj qyteteve të zakonshme. Rusët po përpiqen vazhdimisht të minojnë unitetin e botës për të parandaluar një presion më të fortë kundër luftës së tyre.

Diplomacia duhet të funksionojë, garancitë e sigurisë duhet të sigurohen, paqja duhet të rivendoset – dhe për këtë, nevojiten hapa fillestarë, veçanërisht një armëpushim. Duhet të ushtrohet presion mbi Rusinë që kjo të ndodhë dhe të ndalojë sulmet.”, tha Zelensky.

MARKETING