Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës së sigurisë që u vra

Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës së sigurisë që u vra

Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channel.

P. e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish-dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, A.T. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.

Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku disa persona qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë roja e sigurisë private, Pal Kola, 60-vjeç.

Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes.

Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov./abc

MARKETING