Sulmi izraelit shkatërron shtëpinë e një familjeje palestineze në Kampin e Refugjatëve Shati në Gaza

Një sulm i ushtrisë izraelite shënjestroi shtëpinë e një familjeje palestineze në Kampin e Refugjatëve al-Shati në pjesën veriore të Rripit të Gazës të enjten, raporton Anadolu.
Shtëpia e shënjestruar pësoi shkatërrime të shumta.
Ushtria izraelite vazhdoi edhe sot ofensivën vdekjeprurëse për të pushtuar Qytetin e Gazës, pavarësisht kritikave në rritje brenda Izraelit se sulmi mund të rrezikojë jetën e ushtarëve dhe të robërve që ende mbahen në enklavë.
Ushtria izraelite ka vazhduar një ofensivën brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 64.700 palestinezë që nga tetori 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.