Sulmet izraelite, vritet kreu i Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet izraelite, vritet kreu i Gardës Revolucionare të Iranit

Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë pas një sulmi ajror nga Izraeli.

MARKETING

Siç shkruan CNN, i vrarë ka mbetur edhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereydoon Abasi.

Salami ishte një nga liderët më të lartë të Iranit, teksa një zyrtar izraelit ka thënë se sulmet kishin objektin “programin bërthamor të Iranit dhe objektiva të tjera ushtarake”.

MARKETING