Sulmet amerikano-izraelite godasin aeroportin “Mehrabad” në Teheran dhe uzinën petrokimike në Tabriz
MARKETING
Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit shënjestruan sot aeroportin ndërkombëtar “Mehrabad” të Teheranit dhe një strukturë prodhimi petrokimik në qytetin veriperëndimor Tabriz, raportojnë mediat iraniane, transmeton Anadolu.
MARKETING
Televizioni shtetëror iranian tha se u goditën disa lokacione në të gjithë kryeqytetin. Transmetuesi tha se sulmet shënjestruan një degë të Bankës Kombëtare të Iranit dhe një fabrikë kartoni në jug të qytetit.
Në anën tjetër, Agjencia e Lajmeve Mehr raportoi se një zonë banimi në Teheranin verior u godit, duke lënë disa persona të plagosur. Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve Fars raportoi se një sulm amerikano-izraelit shënjestroi një njësi prodhimi petrokimik në Tabriz.
Drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave në provincën e Azerbajxhanit Lindor, Majid Farshi tha se në vend janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit. Ai theksoi se situata është nën kontroll dhe se nuk kanë rrjedhur materiale të rrezikshme ose toksike pas sulmit.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

