Sulm në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret me armë zjarri një të mitur

Sulm në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret me armë zjarri një të mitur

Zyrtarët palestinezë kanë njoftuar se forcat izraelite kanë vrarë një adoleshent plaestinez gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ndodhi gjatë konfrontimeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve në një fshat pranë qytetit të Betlehemit.

Viktima është identifikuar si Mustafa Sabah 16 vjeç. Mësohet se ai është qëlluar në gjoks. Ushtria izraelite tha se po kontrollonte raportin. Më herët, ushtria izraelite tha se kishte arrestuar një luftëtar të dyshuar dhe kishte konfiskuar armë në një bastisje në qytetin e Jeninit që çoi në përleshje me luftëtarët palestinezë.

(BalkanWeb)

MARKETING