Sulm me raketa nga territori i Libanit drejt Izraelit

Sulm me raketa nga territori i Libanit drejt Izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se nga Libani është kryer sulm me raketa ndaj territoreve të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se nga ana e Libanit u hap zjarr me armë ndaj Izraelit.

Më tej thuhet se disa minuta pas kësaj ngjarjeje sërish nga territoret e Libanit u krye sulm me raketa drejt Izraelit.

“Ushtria izraelite është e përgatitur për çdo lloj skenari”, thuhet në deklaratën në të cilën nuk është ndarë informacioni nëse ka apo jo humbje jete ose dëmtime materiale nga sulmi.

Mediat izraelite raportojnë se ushtria ka udhëzuar izraelitët që ndodhen në zonat pranë kufirit me Libanin të mos dalin nga ambientet e mbyllura.

Lidhur me sulmet, Libani ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

MARKETING