Sulm me raketa në bazën e SHBA-së në Siri
Komanda e Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), njoftoi se një sulm me raketa u krye ndaj forcave të koalicionit të cilat janë të pozicionuara në lindje të qytetit Deir ez-Zor të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga CENTCOM, thuhet se ndaj Bazës së Naftës Koniko ku janë të vendosur forcat e koalicionit në periferinë lindore të Deir ez-Zor, u hodhën dy raketa dhe se baza dhe ushtarët e koalicionit nuk kanë pësuar ndonjë dëm nga sulmi.
“Sulme të tilla të ndërmarra ndaj bazave të koalicionit dhe vendbanimeve civile rrezikojnë stabilitetin dhe mjedisin e sigurt që rajoni ka fituar me vështirësi”, ka deklaruar zëdhënësi i CENTCOM-it, Joe Buccino.
Në deklaratë nuk paraqitet informacion se nga kush është kryer sulmi me raketa.
Në vendbanimet Al-Muhasan, Al-Mayadin dhe Al-Bukamal në perëndim të Eufratit dihet se janë të pozicionuar milicë iranianë dhe milicë terroristë të mbështetur nga Irani.