Sulm më armë në spital në SHBA, agresori mori peng disa pjesëtarë të stafit, vret një polic

Një oficer policie u vra të shtunën pasi iu përgjigj të shtënave në një spital qendror të Pensilvanisë, ku u vra edhe agresori që qëlloi me armë.
Zyrtarët e Pensilvanisë thanë se një burrë hyri në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit dhe mori peng anëtarët e stafit përpara se të vritej nga policia. Dy oficerë të tjerë të policisë u plagosën nga të shtënat.
Oficeri që mbeti i vrare po i përgjigjej një thirrjeje për ndihmë- thanë autoritetet lokale te policisë.
Zyrtarët e spitalit sqaruan se asnjë pacient nuk u plagos nga të shtënat.
Spitali u kërkoi punonjësve që nuk ishin planifikuar të punonin të shtunën të qëndronin në shtëpi.