Sulm i armatosur ndaj ministrit libanez të Mbrojtjes

Sulm i armatosur ndaj ministrit libanez të Mbrojtjes

MARKETING

Ministri i Mbrojtjes së Libanit, Muris Slim u sulmua me armë në kryeqytetin Bejrut, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas lajmeve të mediave lokale, persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj automjetit të ministrit Slim në Bejrut.

Ministri Slim shpëtoi i padëmtuar nga sulmi në lokacionin Jisr Pasha (Ura e Pashës) në kryeqytet. Mësohet se plumbat kanë goditur automjetin e Slim.

Ministri i Mbrojtjes, Slim dha një deklaratë të shkurtër për televizionin MTV me bazë në Bejrut në lidhje me sulmin.

Duke thënë se ndaj tij është kryer sulm i armatosur, Slim tha: “Jam mirë, por xhamat e pasmë të automjetit tim janë thyer nga plumbat”.

Ende nuk ka deklaratë nga qeveria apo zyrtarët e sigurisë në lidhje me sulmin.

MARKETING